Bota

Shoku i saj i fëmijërisë u zgjodh në krye të partisë, Vlora Çitaku drejt postit të zëvendëskryetares së PDK-së

6 Korrik 2021, 17:15 Nga DOSJA
Shoku i saj i fëmijërisë u zgjodh në krye të

KOSOVË– Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pritet të zyrtarizohet në pozitën e zëvendëskryetares së PDK-së. Burime për ‘Express’ thonë se Çitaku do të jetë numri 2 në partinë më të madhe opozitare, pas zgjedhjes së shokut të saj të fëmijërisë, Memli Krasniqit në pozitën e kryetarit.

Pasi Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së, njoftoi për ndryshime shumë të rëndësishme në strukturat udhëheqëse të partisë.

“Sot beteja kryesore është në Kuvendin e Kosovës, prandaj në bindjet e mia deputetët duhet ta kenë tërë përqëndrimin e tyre vetem si deputet”, ka thënë Krasniqi kur e prezantoi platformën e tij.

Vlora Çitaku do të jetë pjesa e rëndësishme e përbërjes së ekipit të ri të kryetarit të PDK-së. Bashkë, ajo dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimet dhe vizitat e para pas ndryshimit të udhëheqësisë së partisë. Të dy, pritën në selinë e partisë ditën e djeshme dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj.

Çitaku ishte ndër njerëzit e parë që ia uruan detyrën e re kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Ndër të tjera, ajo u tërhoq dhe nga gara për postin e kryetares së partisë, duke bërë që vetëm Krasniqi të ishte i vetmi në garë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora mamli krasniqi vlora citaku mamli krasniqi vlora citaku

Sondazh

Poll