Politike

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, Rama rendit prioritetet, “i mbetet mendja” tek BE: Vlerat e tyre s&#

6 Korrik 2021, 17:33 Nga DOSJA
Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, Rama rendit

TIRANË– Pasditen e sotme, në ambientet e Pallatit të Brigadave, kryeministri Edi Rama kishte organizuar një festë për të festuar anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Në ceremoni ishin mbledhur ambasadorë të huaj, deputetë, ministra të kabintetit por edhe ish-zyrtarë të lartë, si ish-kryediplomatja Arta Dade.

Pas takimeve të rastit, një fjalë të shkurtër për të pranishmit mbajti ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila e cilësoi si trumf numrin e votave të marra nga Shqipëria për konfirmimin e anëtarsimit, kur në fakt vendi ynë siguroi shumë më pak vota se të gjithë të tjerët. Megjithatë ministrja e cilësoi si arritje të diplomacisë shqiptare, duke shtuar se Këshilli i Sigurimit ka shumë për të mësuar nga Shqipëria dhe e anasjellta.

Pas saj, një fjalë të shkurtër mbajti edhe kryeministri Edi Rama, i cili pas falenderimeve u ndal sërish tek mosçelja e negociatave me Bashkimin Europian. Edhe njëherë, kreu i qeverisë iu kthye anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku tha se politika europiane sot fatkeqësisht nuk është një det i qetë. Ndërsa më pas iu rikthye temës për të cilën ishi nmbledhur, duke u shprehur se Shqipëria ka si prioritet që të fokusohen tek çështja e barazisë gjinore, toleranca fetare dhe mbështetja në luftën kundër terrorizmit.

Në 11 Qershor, Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022 dhe përfundon në vitin 2024. Vendi ynë mori 175 vota nga 190 vende në OKB me të drejtë për të ushtruar vullnetin e tyre.

(a.b.k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ceremonia per keshillin e sigurimit edi rama ceremonia per keshillin e sigurimit edi rama

Sondazh

Poll