Politike

Lushnja do drejtohet nga burgu! Kryebashkiaku Fatos Tushe ruan mandatin deri në vendimin “e prerë”, vetëm Rama mund t’i

6 Korrik 2021, 14:54 Nga DOSJA

TIRANË– Kryebashkiaku i qytetit të Lushnjes, Fatos Tushe është “peshku” i radhës që ka rënë në rrjetën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Por edhe pse pas hekurave të qelive të paraburgimit, Tushe do të vijojë të mbajë mandatin e tij si kryetar i Bashkisë, të paktën për tani. 

Bazuar në neni 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, shkarkimi i kryetarit të bashkisë nga posti bëhet vetëm nëse ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata. Çka do të thotë nëse vendimi i Shkallës së Parë nuk apelohet brenda afateve ligjore. Ndërsa vendimet e Gjykatës së Apelit quhen të formës së prerë dhe nëse kundër tyre bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Pra ligjërisht Tushe ka të drejtë që të qëndojnë në krye të detyrës deri në vendimin e Gjykatës së Posaçme. Por i njëjti nen ka dhe dy pika të tjera që mund të sjellin largimin e tij nga posti. Kryetari i bashkisë mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur  kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; ose nëse propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak për mosparaqitje në detyrë. Ndërsa nuk përjashtohet edhe opsioni i dorëheqjes nga posti. 

Në rast se ai nuk vendos që të largohet vetë nga posti, Fatos Tushe ka të drejtë që të gëzojë mandatin e kryebashkiakut të Lushnjës dhe mbetet në dorë të tij nëse do ta do ta vijojë betejën ligjore në kërkim të pafajësisë me ose pa mandatin.

Në favor të tij është edhe precedenti i ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, i cili në vitin 2013 u ndalua për abuzim me tendera. Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 2 vite burg, por Apeli në 2016 e shpalli të pafajshëm.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatos tushe ndalohet fatos tushe spak ne lushnje fatos tushe ndalohet fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll