Politike

‘Liria e medias po kërcënohet nga regjimi’/ PD bën paralajmërimin e radhës: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS n

6 Korrik 2021, 14:29 Nga DOSJA
‘Liria e medias po kërcënohet nga regjimi’/ PD bën

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë sërish një paralajmërim lidhur me garën që po zhvillohet për kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive. Nga selia blu, Vokshi bën me dije se votimi për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni do të zhvillohet nesër dhe fituesi është paracaktuar. Sipas PD-së, për të drejtuar AMA-n është zgjedhur Armela Krasniqi, e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së ATSH-së. 

DEKLARATA E PLOTË E PD:

Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij. Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg. Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!

Kjo është hera e dytë që Vokshi del në një deklaratë nga selia për të denoncuar garën për kreun e AMA. Herën e parë ai shtroi se Krasniqi ishte e favorizuar në garë pasi ishte zëdhënësja e kryesocialistit Edi Rama, duke pretenduar se ky i fundit po kërkonte të kapte dhe institucionin e AMA-s. 

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi armela krasniqi gara per kreun e ama partia demokratike albana vokshi armela krasniqi gara per kreun e ama partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 6 Korrik 2021, 09:57

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku u arrestua kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Në një reag...