Politike

Prioritetet e BE! Von der Leyen flet qartë: Të mbështesim procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

6 Korrik 2021, 14:08 Nga DOSJA
Prioritetet e BE! Von der Leyen flet qartë: Të mbështesim

BRUKSEL“Shpresoj që Presidenca e Sllovenisë të jetë në gjendje të mbështesë procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriore,”-kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Laien sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg, gjatë prezantimit të prioriteteve për gjysmën e dytë të vitit 2021.

“Unë jam e kënaqur që Sllovenia dëshiron të forcojë marrëdhëniet e Evropës me Ballkanin Perëndimor. Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tetor, ne do t’u dërgojmë një mesazh të rëndësishëm këtyre vendeve,“-tha Ursula von der Leyen, duke theksuar se pranimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në BE është në interes të unionit. Por gjithashtu shtoi se e gjitha është çështje besueshmërie.

Nga ana e tij, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, vendi i të cilit mban Presidencën e Këshillit të BE-së për herë të dytë që nga viti 2008, theksoi se një nga përparësitë dhe sfidat kryesore të Presidencës Sllovene është rikuperimi nga pandemia e koronavirusit.

Por po ashtu ai shtoi se qëllimi i Presidencës sllovene është që të konfirmojë perspektivën europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se një shtysë më e madhe do t’i jepet perspektivës evropiane do t’u jepet këtyre vendeve në samitin e Berlinit në tetor. 

Në takimin e fundit më 22 qershor, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shkak u bë vetoja që Bullgaria i vendosi Maqedonisë së Veriut. Tashmë gjithçka do spostohet në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia. Vend që deri më tani është shprehur hapur “pro” zgjerimit të Bashkimit Europian. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be ursula von der leyen integrimi i shqiperise ne be ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Politike 6 Korrik 2021, 09:57

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku u arrestua kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Në një reag...