Bota

Japoni/ 50-vjeçari masakron me thikë nxënësit e një shkolle, më pas vret veten (FOTO)

28 Maj 2019, 11:49 Nga DOSJA
Japoni/ 50-vjeçari masakron me thikë nxënësit e një

JAPONI-18 persona u plagosën pranë një zone banimi, ku dy prej tyre, një vajzë 11-vjeçare dhe një 39-vjeçar mbetën të vdekur.

I dyshuari 50-vjeçar goditi veten në kokë pas kësaj dhe vdiq në spital. Motivi i këtij sulmi nuk dihet, por i dyshuari mbante dy thika me vete me të cilat plagosi 16 nxënës.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit, pranë një parku autobusi, ku studentët prisnin të merrnin autobusin pranë shkollës fillore Caritas, një shkollë private katolike. Sipas raportimeve të BBC-së, shoferi e kishte parë personin me thikë dhe i kishte thirrur studentët të nxitonin.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ndodhej në Japoni gjatë një vizite në Pallatin Perandorak ku u prit me një ceremoni madhështore nga perandori i Tokios, ai shprehu ngushëllimet e tij për ngjarjen.

Këto raste janë shumë të rralla në Japoni, por vetëm gjatë këtij viti 2016, 19 persona me aftësi të kufizuara u goditën me thikë nga një ish-punëtor i qendrës klinike.

Burimi: BBC

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota nxenesit plagosen me thike sulmi ne japoni nxenesit plagosen me thike sulmi ne japoni

Sondazh

Poll