Bota

Aksioni i ROSU veri të Kosovës, reagon BE: Duhet përmbajtje maksimale

28 Maj 2019, 11:25 Nga DOSJA
Aksioni i ROSU veri të Kosovës, reagon BE: Duhet përmbajtje

Pas aksionit të ROSU në veri të Kosovës dhe replikave në distancë mes Prishtinës dhe Beogradit, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian me anë të Maya Koçijançiç. 

Koçijançiç zëdhënëse në BE-së, në një reagim për mediet thotë se “sigurimi i sundimit të ligjit, përfshirë edhe presupozimin e pafajësisë, është një objektivë që BE-ja fuqishëm e mbështetë”.

“Operacionet e policisë duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet. Operacionet e tilla duhet të riforcojnë e jo të dobësojnë përpjekjet për normalizim”, shprehet më tej Koçijançiç. 

Më tej në reagimin zyrtar të Bashkimit Europian për situatën në fjalë, thuhet: “fuqishëm besojnë se më shumë bashkëpunim policor dhe gjyqësor është i nevojshëm për të gjithë aktorët duke respektuar në tërësi marrëveshjen e Brukselit. Operacioni policor në Mitrovicë i drejtuar ndaj të dyshuarve individualë nga i tërë rajoni dhe nga pjesët tjera të Kosovës, duke ndjekur urdhrat e Gjykatës, duhet të zbatohet në përputhje me ligjin dhe të komunikohet në mënyrë të duhur. Ne jemi në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd dhe kemi bërë thirrje për përmbajtje maksimale”.

Më parë Bashkimi Evropian po ashtu ka tërhequr vërejtjen për nivelin e lartë të krimit të organizuar në Kosovë, por edhe në vendet tjera të rajonit.

Ditën e sotme, një operacion i policisë së Kosovës ka tensionuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. 30 të arrestuar dhe 4 policë janë plagosur gjatë operacionit për kapjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte dhe fshihej në veri të Kosovës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksion në veri të kosovës maya koçijançiç tensione në kosovë aksion në veri të kosovës maya koçijançiç tensione në kosovë

Sondazh

Poll