Art&Argëtim

Një dasmë së shpejti? Usta i bën dedikimin e veçantë Genta Ismajlit: Je gruaja me të cilën dua të martohem

5 Korrik 2021, 06:28 Nga DOSJA
Një dasmë së shpejti? Usta i bën dedikimin e

KOSOVË– Partneri i Genta Ismajlit, Usta, gjithmonë ka shprehur dashurinë ndaj këngëtares publikisht me dedikime të shumta në rrjetet sociale.

Këtë herë, Usta nuk ka pritur një rast special për të shprehur gjithë dashurinë për të, por ka publikuar në Instagram një foto me Gentën dhe ka shkruar fjalët e zgjedhura.

Biznesmeni turk shprehet se me Gentën do të martohet së shpejti, por nuk ka dhënë një datë fikse për dasmën e shumëpritur të çiftit.

Ti je njeriu i parë që dua të shikoj kur të zgjohem në mëngjes dhe njeriu i vetëm që dua të puth dhe t’i them natën e  mirë. Hera e parë kur pashë duart e tua nuk mund ta imagjinoja se mund t’i mbaja unë. Të dua, sepse e di që ti je gruaja me të cilën do të martohem dhe ti do të më bësh njeriun më të lumtur në botë”, shkruan Usta në dedikimin romantik për Gentën.

Genta Ismajli ka 2 vite që po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk, Usta.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz genta ismajli genta ismajli

Sondazh

Poll