Aktualitet

Vrau me thikë gruan e tij në Bubq/ Fotoja e autorit, babai i dy djemve tentoi vetëvrasjen pas krimit të rëndë

5 Korrik 2021, 15:42 Nga DOSJA
Vrau me thikë gruan e tij në Bubq/ Fotoja e autorit, babai i dy djemve

TIRANË– Fotoja e Artan Ismalaja, 51-vjeçarit që dyshohet se vrau me thikë gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe, është bërë publike nga ‘Panorama’.

Krimi i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Bubq të Fushë-Krujës brenda një automjeti tip “Ford” ku autori i dyshuar e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten.

Në kushtet e rëndesës psikologjike pas aktit të kryer, 51-vjeçari tentoi vetëvrasjen me thikë. Ai është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çifti ishin prindër të dy djemve, më i madhi 22 vjeç dhe i vogli 16 vjeç. Artan Ismalaja është me profesion kameraman dhe ka një biznes pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet.

Krim në familje në Bubq! Burri qëllon për vdekje gruan me thikë, ngjarja ndodhi brenda në makinë, kameramani tentoi të vriste dhe veten, në gjendje të rëndë tek Trauma

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan ismalaja burri vret gruan ne bubq artan ismalaja burri vret gruan ne bubq

Sondazh

Poll