Aktualitet

Asnjë humbje jete! Shifra pozitive nga Covid në Shqipëri, 2 të shëruar dhe 2 raste të reja në 24 orët e fundit

5 Korrik 2021, 15:04 Nga DOSJA
Asnjë humbje jete! Shifra pozitive nga Covid në Shqipëri, 2

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 2 raste te reja nga 1140 testime të kryera. Ndërkohë, për të disatën herë, në vend nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1140
Testime totale 818,619
Raste pozitive 132,537
Raste të shëruara 130,029
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll