Bota

Danimarka dhuron 250 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca, ish-ministri Zemaj: Miqësia jonë është e veçantë

5 Korrik 2021, 12:34 Nga DOSJA
Danimarka dhuron 250 mijë doza vaksinash nga AstraZeneca, ish-ministri

KOSOVË- Ish-Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Danimarka do të dhurojë 250 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj shkruan se ky është një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë.

“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj gjithashtu shkruan se miqësia mes vendeve në ditë të vështirë është e veçantë dhe për mos tu harruar.

“Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!”, ka shkruar Zemaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni armend zemaj danimarka i dhuron vaksina kosoves armend zemaj danimarka i dhuron vaksina kosoves

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 11:42

KOSOVË– Memli Krasniqi, nga ministër kulture është zyrtarisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të pa...