Bota

Hapet në Beograd ekspozita “Shpirti i Srebrenicës”

5 Korrik 2021, 12:27 Nga DOSJA
Hapet në Beograd ekspozita “Shpirti i Srebrenicës”

SEBRENICË- Ekspozita e Midhat Poturoviç “Shpirti i Srebrenicës” u hap të shtunën në galerinë EndzioHub në qendër të Beogradit, e paprekur nga një demonstratë e vogël që u mbajt jashtë nga mbështetësit e shefit ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç.

Fotografitë u shkrepën nga Poturoviç për disa vjet me radhë dhe përshkruajnë procesin e identifikimit dhe varrosjes së viktimave të gjenocidit në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, si dhe vetë qytetin në vitet e pasluftës.

Para hapjes, Poturoviç tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur që puna e tij mbi Srebrenicën po ekspozohej në Beograd.

“Dikur as nuk mund ta imagjinoja që si një njeri që e kaloi fëmijërinë nën zjarrin e Sarajevës së rrethuar, pas kaq shumë vitesh do të mbaja një ekspozitë rreth Srebrenicës, në kryeqytetin e Serbisë, Beograd”, tha Poturoviç për BIRN.

“Ndiej mirënjohje për të gjithë ata njerëz që po punojnë shumë për të ndërtuar një vend të mrekullueshëm, një Serbi plot ndjeshmëri, ndryshe nga ajo e viteve 1990. Kjo është arsyeja pse kjo ekspozitë ka një rëndësi të veçantë”, shtoi ai.

Forcat serbe të Bosnjës e morën enklavën e Srebrenicës, të mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, në korrik 1995 dhe gjatë ditëve në vijim vranë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë. Muajin e kaluar, Mlladiç u bë personi më i fundit që u dënua për gjenocidin e Srebrenicës.

Ekspozita u hap të shtunën nën mbrojtjen e policisë për të parandaluar çdo shqetësim dhe rruga ku ndodhet galeria ishte e mbyllur për trafikun.

Një grup prej rreth 20 protestuesish u mblodhën para kordonit të policisë, duke kënduar për Mlladiçin, duke bërtitur “Srebrenica nuk është gjenocid” dhe duke mbajtur lart fotografinë e kriminelit serb të Bosnjës të kohës së luftës, por nuk e penguan hapjen e ekspozitës. Ekspozita vazhdon deri më 13 korrik.

MARRË NGA BIRN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ratko mlladiç shpirti i srebrenicës ratko mlladiç shpirti i srebrenicës

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 11:42

KOSOVË– Memli Krasniqi, nga ministër kulture është zyrtarisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të pa...