Bota

Dialogu Kosovë-Serbi ditën e mërkurë, Petkoviç: Tema e parë e bisedimeve është ajo e Asosacionit

5 Korrik 2021, 12:03 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi ditën e mërkurë, Petkoviç: Tema

KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovës në Serbi, Petar Petkoviç ka bërë të ditur se raundi tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi do të fillojë ditën e mërkurë. Gazeta Ekspress shkruan se tema e bisedimeve do të jetë Asosacioni i komunave me shumicë serbe.  

“Sigurisht që do të jetë tema kryesore për ne. Ne gjithashtu do të flasim për të zhdukurit, sepse është çështje e rëndësishme që rëndon të dy palët dhe nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje civilizimi”, tha Petkoviç.

Ai më tej është shprehur se gjithashtu do të diskutojnë edhe për lirinë e lëvizjes mes vendeve.  

“Ju e dini që unë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë jemi ndaluar ta vizitojmë provincën tonë jugore disa herë. Ne gjithashtu do të diskutojmë mbi sigurinë e serbëve, si dhe kthimin e personave të zhvendosur brenda vendit, e cila ishte tema e dialogut teknik vitin e kaluar”, tha Petkoviç.

Në lidhje me deklaratat e Kurtit, për mos pranim të marrëveshjeve të nënshkruara nga paraardhësit e tij, Petkoviç u shpreh se ai nuk e kupton realitetin dhe rrethanat politike botërore.

“Ai nuk e kupton kohën, nuk e kupton realitetin dhe rrethanat politike botërore dhe mohon gjithçka. Ai nuk do t’i pranojë marrëveshjet e nënshkruara sepse ato ishin nënshkruar nga përfaqësuesit e Prishtinës para tij. Sidoqoftë, ai duhet të kuptojë që historia nuk fillon me të, por ka detyrime që Prishtina i ndërmori në periudhën para tij dhe ajo që u negociua më parë, sot duhet të respektohet. Kjo është ajo që ne do të kërkojmë në Bruksel, zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi petar petkoviç dialogu kosove-serbi petar petkoviç

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 11:42

KOSOVË– Memli Krasniqi, nga ministër kulture është zyrtarisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të pa...