Bota

E rëndë në Nigeri, disa njerëz të armatosur rrëmbejnë 8 persona në spital, mes tyre dhe 1 fëmijë 1 vjeç

5 Korrik 2021, 10:59 Nga DOSJA
E rëndë në Nigeri, disa njerëz të armatosur

NIGERI- Disa njerëz të armatosur kanë rrëmbyer 8 persona, përfshi edhe një fëmijë 1 vjeç në një spital në Nigeri. Reuters shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një spital në Nigeri, ndërkohë që pas kësaj ngjarjeje, grabitësit sulmuan gjithashtu një stacion policor.  

Së fundmi Nigeria është goditur nga një valë rrëmbimesh të njerëzve. KLjo gjë ndodh për të marrë shpërblimet nga të afërmit dhe familjarët e viktimave. Në këtë spital brenda pak kohësh ky është rrëmbimi i tretë që ka ndodhur. 

Sipas mediave të huaja janë rrëmbyer 8 persona nga të cilët: dy janë infermiere, njëra me fëmijën e saj një vjeçar, një teknik laboratori, një roje sigurie dhe një anëtar tjetër i stafit, ndërsa 2 personat e tjerë ende nuk janë identifikuar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrembehen 8 persona ne nigeri rrembehen 8 persona ne nigeri

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 08:07

ANGLI- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka njoftuar se heqja e kufizimeve në vend do të vazhdojë sipas planit në 19 korrik. The Guardian shkruan se këshill...