Bota

5 Korrik 2021, 08:07 Nga DOSJA

ANGLI- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka njoftuar se heqja e kufizimeve në vend do të vazhdojë sipas planit në 19 korrik. The Guardian shkruan se këshilltarët e Johnson e kanë paralajmëruar këtë të fundit rreth variantit Delta të Covid, duke shtuar se kjo hapje e vendit mund të krijojë një valë të re të infektimeve në vend.

Ndërkohë që ditën e sotme Johnson me anë të një konference që do të mbajë, pritet që të njoftojë se 86% e të rriturve në Angli kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Me heqjen e kufizimeve të vendit në Angli, pritet që njerëzit e vaksinuar plotësisht të kenë mundësi që të udhëtojnë në vendet e lejuara, mbajtja e maskës do të jetë vullnetare.

Sekretari i Shëndetësisë në Angli, Sajid Javid në lidhje me heqjen e kufizimeve u shpreh edhe pse vendi ka nevojë që të hapet, duhet bërë kujdes për shkak të Covid. Ai ka shtuar se mund të dalin variante të tjera të Covid në vend, për të cilat vaksinat anti-Covid mund të jenë efektive.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson covid ne angli boris johnson covid ne angli

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 07:02

TURQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e djeshme, ku një baba ka varur fëmijën e tij 3-vjeçar në derën e makinës së tij.Mediat e huaja shkr...