Bota

FOTOT/ Statuja e Skënderbeut vendoset në parkun qendror të Budapestit, dhuratë nga Bashkia e Tiranës

5 Korrik 2021, 08:02 Nga DOSJA

HUNGARI- Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu vendoset sot në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës për qytetin e Budapestit.

Monumenti i Skëndërbeut u vendos në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

“Sapo në Budapest?, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e Bashkisë Tiranë për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit. ??❤️??”, shkruan Veliaj.

 

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjergji kastrioti skënderbeu statuja e skenderbeut ne budapest gjergji kastrioti skënderbeu statuja e skenderbeut ne budapest

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 07:02

TURQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e djeshme, ku një baba ka varur fëmijën e tij 3-vjeçar në derën e makinës së tij.Mediat e huaja shkr...