Probleme me kujtesën? Biden kapet sërish mat, nxjerr letrën nga xhepi për t’ju pëgjigjur pyetjeve të gazetares, momenti
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është vënë në siklet nga disa gazetarë në Michigan ditën e shtunë. Ai teksa ka shkuar në një byrektore, është pyetur nga gazetarët mbi sulmet kibernetike në SHBA. Biden pas pyetjes ka nxjerr një letër dhe është përgjigjur pyetjes në mënyrë të përgjithshme, duke u ngatërruar disa herë.
“Ne nuk jemi të sigurt se kush qëndron pas sulmit. Mendimi fillestar ishte se nuk ishte qeveria ruse , por ne nuk jemi të sigurt. Unë u informova ndërsa isha në aeroplan. Unë do t’ju tregoj se çfarë më dërguan. Ideja para së gjithash është që ne nuk jemi të sigurt se kush e bëri atë. Unë urdhërova shërbimet e inteligjencës të më jepnin një azhurnim të plotë të asaj që ndodhi. Unë do të di më mirë nesër,” tha Biden.
Pas kësaj ngjarjeje, kritikët janë shprehur se Presidenti duhet që t’i nënshtrohet një testi për kujtesën. Testi i Vlerësimit Kognitiv të Montrealit (MoCA), siç quhet, kontrollon pacientin për humbje të mundshme të kujtesës, çmenduri ose probleme të tjera të përgjithshme të aftësisë mendore.
Të gjitha “gabimet” e presidentit
Biden është i njohur për gabimet dhe gabimet e tij verbale në disa muaj që ai ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Ai shpesh ngatërron emrat e ndihmësve dhe kolegëve të tij , dhe duket se harron titujt e punës dhe detaje të tjera. Gjatë një konference shtypi në samitin e G7 të muajit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, Biden ngatërroi Sirinë me Libinë tre herë. Ai gjithashtu i referohej gabimisht nënkryetares së tij, Kamala Harris, si “Presidente Harris“. Ai gjithashtu është kapur disa hërë duke ngatërruar fjalët me njëra-tjetrën si dhe duke u hutuar.
Në 2018, Trump ishte presidenti i parë amerikan që iu nënshtrua një testi për kujtesën si pjesë e ekzaminimit të tij të plotë vjetor mjekësor. Katër vjet më vonë, shumë po vënë në dyshim përshtatshmërinë e pasardhësit të tij, i cili është më i vjetër dhe tashmë ka bërë shumë gabime verbale.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
FOTOT/ Statuja e Skënderbeut vendoset në parkun qendror të Budapestit, dhuratë nga Bashkia e Tiranës
HUNGARI- Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu vendoset sot në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, her...
‘Forca’ e vaksinave kundër variantit Delta, revista amerikane: Tre fakte që duhet të dinë të paimunizuarit ndaj
Teksa kanë kaluar rreth 15 muaj që prej ‘shpërthimit’ të virusit, pandemia Covid-19 vazhdon të mbajë ‘mbërthyer’ disa vende. Shkak janë mutacionet dhe variante...
Humbi zgjedhjet lokale në Francë, Marine Le Pen rizgjidhet sërish në krye të Rally Nacional
FRANCË- Marine Le Pen u rizgjodh sërish si kryetare e të djathtës ekstreme Rally Nacional të Francës ditën e djeshme. France24 shkruan se gjatë kongresit t...
Dy vëllezër në Prizren rrihen me njëri tjetrin për pronën! Përfundojnë në spital, më pas në polici
KOSOVË– Dy vëllezër në Prizren janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin pas një mosmarrëveshje për pronën e tyre.Policia e Prizrenit bën me dije s...
U infektua nga Covid-19, kryeministri i Luksemburgut përfundon në spital
LUKSEMBURG– Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka përfunduar në spital një javë pasi u infektua nga Covid-19. Vetë qeveria në një deklaratë zyrtar...
Astronautët kinezë ‘bëjnë histori’, zhvillojnë ecjen e tyre të parë në hapësirë
KINË– Liu Boming, Tang Hongbo dhe Nie Haisheng, të tre austronautë kinezë kanë bërë histori. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tre austronautët kinez...
Francë: Më shumë siguri me dëbimin e radikalëve të dyshuar?
FRANCË– Kur Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin mblodhi prefektët rajonalë të vendit në qershor, mesazhi i tij ishte i qartë. Autoritetet n...
Mijëra biznese të prekura nga sulmi i sofistikuar kibernetik
SHBA– Ekspertë të sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara thanë se një sulm kibernetik, që nisi më 2 korrik, preku mijëra viktima në së paku 17 vende ...