Bota

Humbi zgjedhjet lokale në Francë, Marine Le Pen rizgjidhet sërish në krye të Rally Nacional

5 Korrik 2021, 07:31 Nga DOSJA
Humbi zgjedhjet lokale në Francë, Marine Le Pen rizgjidhet sërish

FRANCË- Marine Le Pen u rizgjodh sërish si kryetare e të djathtës ekstreme Rally Nacional të Francës ditën e djeshme. France24 shkruan se gjatë kongresit të partisë ditën e djeshme, Le Pen kërkoi mbështetje për zgjedhjet presidenciale në vitin 2022 në Francë.

Gjatë zgjedhjeve rajonale, që u mbajtën muajin e kaluar në Francë, ajo nuk arriti që të fitonte asnjë  nga 13 rajonet në Francën kontinentale. Analistët dhe kritikët vunë në pikëpyetje strategjinë e Le Pen, për të ngritur partinë e saj dhe ta pozicionojë atë si forcë të pamposhtur të djathtë. 

Ndërkohë që për zgjedhjet presidenciale, sondazhet tregojnë një duel të fuqishëm mes Le Pen dhe Presidentit Emmanuel Macron. Kjo gjë ka ardhur për shkak të një ‘dobësimi’ të Presidentit Macron.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron marine le pen emmanuel macron marine le pen

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 07:02

TURQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e djeshme, ku një baba ka varur fëmijën e tij 3-vjeçar në derën e makinës së tij.Mediat e huaja shkr...