Aktualitet

4 shqiptarë bashkohen me serbin, i vjedhin turistëve portofolin me 40 mijë euro, pas grabitjes bënin xhiro me biçikletë bu

4 Korrik 2021, 19:57 Nga DOSJA
4 shqiptarë bashkohen me serbin, i vjedhin turistëve portofolin me 40

ITALI– 5 të rinj, të specializuar në vjedhje kanë rënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohen për disa grabitje në qytetin e Bolognas. Këtë herë “babygang”, i përbërë nga 5 të rinj, përfshirë edhe të mitur nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë Policisë.

Gjatë natës, Policia ka marrë një thirrje nga një grup turistësh të cilët denoncuan se ishin grabitur nga një bandë. Të rinjtë, 4 shqiptarë dhe një serb u prangosën teksa po udhëtonin përgjatë bregdetit me biçikletë.

Sipas mediave italiane, 5 personat që tashmë janë arrestuar mësohet se u ka dalë para turistëve nga Bolonja dhe duke i kërcënuar u ka marrë atyre celulare si dhe një portofol që në të ishin 40 mijë euro.

Të rriturit përfunduan në ambientet e paraburgimit, ndërsa tre të miturit u dërguan në një tjetër institucion dënimi. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll