Art&Argëtim

Pas deklaratës së bujshme të Britney Spears, reagon nëna e saj: Është shumë e dhimbshme!

4 Korrik 2021, 17:38 Nga DOSJA
Pas deklaratës së bujshme të Britney Spears, reagon nëna e

SHBA- Britney Spears prej një jave është në gjyq me babain e saj, për të rikthyer lirinë e saj. Së fundmi sipas mediave të huaja  ka reaguar dhe Lynne Spears, nëna e këngëtares.

Në një telefonatë të bërë nga ‘The New Yorker’, Lynne ka treguar se kjo situatë e ka shqetësuar. Gazetarët kanë treguar se Lynne nuk ka preferuar të japë shumë detaje në lidhje me çështjen e kujdestarisë, pasi nuk dëshironte që një antarë i familjes të dëgjonte për këtë rast.

“Kam pasur ndjenja të ndryshme për gjithçka. Unë nuk di çfarë të mendoj … është shumë e dhimbshme, shumë shqetësuese,”– tha ajo.

Britney bëri shumë akuza kundër kujdestarëve të saj, duke përfshirë që ata i mohuan të drejtën për të pasur fëmijë dhe duke mos e lejuar të përdorte llogarinë e saj bankare. Së fundmi gjykata Supreme e Los Angelesit ka rrëzuar kërkesën e këngëtares Britney Spears, duke nënshkruar një vendim të ri, i cili i jep vazhdimësinë e kontrollit mbi jetën dhe pasurinë e saj, babait të saj, Jamie Spears.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears jamie spears lynne spears britney spears jamie spears lynne spears

Sondazh

Poll