Art&Argëtim

“Ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror”/ Bebe Rexha tregon eksperiencën e frikshme në avion

4 Korrik 2021, 19:25 Nga DOSJA

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka rrëfyer me ndjekësit eksperiencën e frikshme në avion. Më anë të një postimi në Instastory, Bebe ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre.

Ajo u shpreh se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje, ndërsa shtpoi se dëshironte që të gjithë të zbrisnin të sigurtë në tokë.

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturumi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë,”-shkruan këngëtarja në postin e saj.

Bebe tregoi se drejtimi i aeroplanit u zhvendos drejt Uashingtonit, ku të gjithë zbritën të sigurtë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll