Art&Argëtim

Bebe Rexha përjeton eksperiencën e frikshme në avion: Më shumë se dy orë tmerr!

4 Korrik 2021, 11:28 Nga DOSJA
Bebe Rexha përjeton eksperiencën e frikshme në avion: Më

SHBA– Këngëtarja Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme gjatë një fluturimi ditën e djeshme. Përmes një postimi në ‘Instastory’, artisjtja shqiptare me famë botërore ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre.

Bebe ka treguar se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë për ta ka shkuar gati 8 orë.

Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturimi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, shkruan Bebe në një postim.

Bebe duket se e ka përjetuar keq gjithë këtë situatë, por në fund e rëndësishme është që ka zbritur shëndoshë e mirë në tokë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll