Aktualitet

“Dhimbje më të madhe nuk ka!”/ 2 muaj më vonë, MOMENTI kur nëna e Mehmet Qemës shkon tek vendi ku iu vra i bir

4 Korrik 2021, 16:49 Nga DOSJA
“Dhimbje më të madhe nuk ka!”/ 2 muaj më vonë,

TIRANË– Kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga vrasja e Mehmet Qemës në zonën e “5 majit” në Tiranë, nëna e tij ka shkuar në vendin ku i biri u qëllua për vdekje nga një plumb. 

Nëna, e veshur e gjitha me të zeza ka vendosur lule në vendin ku i biri u qëllua nga miku i tij, Marjus Dema në orët e vona të mbrëmjes së 10 majit. Me një shirit tek lulet shkruhet: Do jesh gjithmonë me ne “Tallman”!

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj ku Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’.

Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe e drejtoi nga shoku duke i marrë jetën. Ai është prangosur nga Policia e Shtetit dhe po pret vendimin e Gjykatës për vrasjen e 28-vjeçarit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mehmet qema vritet mehmet qema mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Korrik 2021, 15:07

TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar një tjetër aksion në rrugët e vendit, ku janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mj...