Aktualitet

ME FOTO: Zjarr në zonën e Vithkuqit në Korçë, digjen 1 ha pishë e shkurre

4 Korrik 2021, 15:03 Nga DOSJA
ME FOTO: Zjarr në zonën e Vithkuqit në Korçë, digjen

KORÇË–Një hektarë pisha e bimësi në zonën e Vithkuqit, në zonën e quajtur maja e Jankës, janë përfshirë nga flakët. Për më shumë se 3 ditësh ky zjarr vijon të jetë aktiv, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone.

Terreni i vështirë bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses për të shuar flakët, ndërsa banorët e zonës po kontribuojnë për të neutralizuar zjarrin. Por ende nuk ia kanë dalë. 

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por grupi hetimor po punon zbardhjen e plotë të ngjarjes, megjithatë paraprakisht dyshohet se zjarriu ka nisur prej temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne vithkuq zjarr ne vithkuq

Sondazh

Poll