Rruga e re i çoi gjatë! Tersi që ndaloi transportin e 800 kg drogë drejt Italisë dështoi, nga ‘Range Rover’, Ilirjan D
4 Korrik 2021, 14:43Nga DOSJA
TIRANË– Në nëntor të viti 2015, grupi i Ilirjan Duçellarit dështoi në transportimin e 800 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Rruga e re që kishin gjetur për të dërguar lëndën narkotike në Itali nuk rezutoi e “mbarë” për ta. Nisja e lëndës narkotike u bë nga Divjaka, nga Piro Bregu, Elton Hamza, Rexhino Muçaj e Robert Muftari. Disa vite më pas, i penduari drejtësisë, Elton Hamza, ka rrëfyer se gjatë udhëtimit të parë u prishën motorët, skafi u mbush me ujë, kështu u detyruan të kthehen në Shqipëri.
Në dosjen e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, thuhet se të gjithë ndaluan në Gadishullin e Karaburunit, ku rikuperuan nga një tjetër gomone dhe lënda narkotike u dërgua në magazinën e “Lanit” në Vlorë. Pas rreth një jave, u bë një tjetër tentativë trafikimi po me këtë sasi lënde narkotike, por sërish shkoi ters. Skafi u mbush me ujë, se i kishin vjedhur tapat, ndaj dhe u kthyen sërish në tokë.
Arritën në piken e nisjes e ndërkohë, që po shkarkonin lëndën narkotike nga gomonia në furgon, ndërhyri policia. Aty, shtetasit Rexhino Muçaj e Robert Myftari u larguan në këmbë nëpër plazhin përreth, ndërsa Piro Bregu iku me gomone. Në Bari, Itali Mariglen Shusha po priste më kot që të arrinte ngarkesa e lëndës narkotike nga Shqipëria, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur në bregun tjetër.
Ndërkohë, në rastin e tentativës së dytë të trafikimit po të kësaj sasie lëndë narkotike, gjatë operacioneve të ngarkimit të gomones në bregun shqiptar e në nisjen e saj, “Lani” ishte i pranishëm. Sipas dëshmitarit, ai ishte në breg në bordin e autoveturës se tij, “Range Rover”, bashkë me zv.drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, i pranishëm për të mbrojtur dhe si garanci e operacioneve të ngarkimit të lëndës narkotike e të nisjes së mjetit lundrues nga bregu shqiptar.
TIRANË– Dëshmitari i drejtësisë, Mariglen Shusha, i cili ka ndihmuar në finalizimin e operacionit “Shpirti” ka treguar sesi lënda narkotike e sekuestruar m...
TIRANË– Zbardhjen detaje të tjera nga dosja voluminoze e operacionit “Shpirti” që u finalizua me 38 urdhër-arreste. Gazetari Arsen Rusta ka publikuar një p...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 28 të prangosurit nga operacioni “Shpirti”. T...
TIRANË– Fiqiret Seferi, një ndër personat e arrestuar si rezultat i megaoperacionit të dy ditëve më parë, ka treguar sesi u ndihmua nga Policia e Shtetit q...
VLORË– Një grup zhytësish shqiptarë dhe francezë kanë arritur të nxjerrin nga thellësia e detit në Vlorë sasi të mëdha municionesh luftarake. Ministr...
Ndonjëherë përballja me familjarët është me e madhe se frika për t’u përballur me policinë. Këtë e tregon fare mirë numri i kallëzimeve të rreme të të rinjve, k...
TIRANË– Prokurori i shkarkuar nga Vettingu, Maksim Sota, i cili është në ‘arrest shtëpie’, ka bërë sot mbrojtjen e tij para trupës gjykuese të GJKKO, ku e...
KAVAJË– Dy administrorë subjektesh të cilët kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse, janë proceduar pen...
TIRANË- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një servis makinash në zonën e Fushë-Prezës. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 14:00 dhe ka vetëm dëme materi...