Aktualitet

Situata nga COVID-19, MSH: Në 24 orët e fundit s’ndërroi jetë asnjë person, vetëm një rast i ri

4 Korrik 2021, 14:54 Nga DOSJA
Situata nga COVID-19, MSH: Në 24 orët e fundit s’ndërroi

TIRANË– Asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit edhe sot në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 2144 testime të kryera 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar nga Tirana, ndërkohë janë shëruar 4 të tjerë.

Gjithsej janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë. Deri më tani raportohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2144

Testime totale 817,479
Raste pozitive 132,535
Raste të shëruara 130,027
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 10
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll