Editorial

Ping-pongu me plehrat në Durrës, sfida e qytetarëve të pafajshëm përballë “pandemisë së re”

28 Qershor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Ping-pongu me plehrat në Durrës, sfida e qytetarëve të

DURRES– Pasi e bëri Vlorën të “shkëlqejë” dhe i bllokoi kryetarin e bashkisë, tashmë fokusi i Ramës është Durrësi. Ai zgjodhi pikërisht këtë qytet turistik ta përfaqësojë në parlament. E ndërsa Durrësi shkëlqen me investimet 3D prej miliarda dollarësh që firmosen në lokalin e Nusretit nga qeveritaret e tij, i parë nga 100 km larg prej viles qeveritare, ku Rama ka vendosur të shplodhet pasi mori mandatin e tretë, duket edhe më i bukur.

Ndërkohë qytetarët durrsakë përballen me realitetin e ri, ku malet e plehrave po konkurojnë ndërtesat e larta. Sikur të mos mjaftonte pandemia, tashmë banorët i druhen një pandemie të re nga sëmundjet që kërcënojnë ata dhe femijet e tyre e që mund të shpërthejnë nga mosmenaxhimi i plehrave të qytetit.

Vapa, përveçse ua bën jetën më të vështirë, i shton këtij qyteti dhe një “fragrancë” të re me aromë plehrash. Qytetarët, duke patur një bashki jofunksionale prej kohësh presin gjelin që do i përfaqësojë në parlament të hipë në majë të plehut e t’ja marrë këngës për t’i dhënë atmosferes një pamje më festive.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i sikletosur nga pyetjet për vrasjet dhe tmerrin pa fund nëpër rrugët e Shqipërisë, që janë kthyer në kurthe për kalimtarët, u lehtësua kur u pyet për plehrat. Arritja për ministrin ishte fakti që ka lejuar që qarkullimin e mjeteve të rënda për të transportuar mbeturinat. Asnjë fjalë, asnjë zgjidhje, por një premtim se situata do të zgjidhet. 

“E kam ndjekur situatën për t’i dërguar diku tjetër. Është gjetur një zgjidhje dhe besoj se do të marrë një zgjidhje të shpejtë. Është përgjegjësi përtej ministrit të Brendshëm. Unë kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda për të transportuar mbeturinat.”,-tha Çuçi. 

Ndërsa kryebashkiakja aktuale bën ping-pong me përgjegjësinë, për gati 2 javë, rrugët e Durrësit janë të tejmbushura. Plehrat janë tema e diskutimit në çdo tavolinë, ku për faj të mos marrjes vesh mes institucioneve, qytetarët janë të detyruar t’ju vënë flakën. 

Edi Rama, njeriu që ka 3 muaj e 2 javë pa shkuar në zyrën e tij për të mbledhur qeverinë, do të duhet të kishte menduar për një zgjidhje. Së pari si kryeministër e së dyti si deputet i qarkut. A do të arrijë Durrësi ta shpëtojë sezonin turistik? E gjitha është në vullnetin e një njeriu të vetëm, për të parë sesi rrugët e qytetit do të çlirohen nga aroma dhe rreziku i sëmundjeve.

(Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial durresi edi rama plehrat ne durres durresi edi rama plehrat ne durres

Sondazh

Poll

Editorial 24 Qershor 2021, 11:52

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave ...

Editorial 22 Qershor 2021, 09:48

Mesazhi pas sulmit ndaj Dritan Lelit

Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mand...

Editorial 22 Qershor 2021, 07:45

Fiskalizimi, mirë apo keq?

Nga janari 2021, ekonomia jonë hyri në një proces të ri, në implementimin e përdorimit të faturës fiskale.Deri më sot, situata nuk ka qenë aq shumë problematike...

Editorial 21 Qershor 2021, 18:22

Futbolli – dritarja ku pamë botën

Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Ma...

Editorial 14 Qershor 2021, 09:55

Një brez në ikje që lufton me kohën

Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vj...