Editorial

Danimarka, sërish “Hirushja” e Euro 2021?

29 Qershor 2021, 20:41 Nga DOSJA
Danimarka, sërish “Hirushja” e Euro 2021?

Kampionati Europian i futbollit ka hyrë në fazën e emocioneve “vrastare”. Kampion të mëdhenj si Ronaldo janë larguar, ndërsa ekipe pretendente si Franca e Gjermania deri dje në majën e Olimpit të futbollit, përjetuan “ferrin” e eleminimit pa shkuar as në gjysëm finale. Ekipe pa pretendime si Danimarka e Zvicra, po përjetojnë ditë të mira dhe e shohin veten çerekfinalistë.

Përfaqësuesja e Danimarkës e ardhur pa pretendime  në europianin më të çuditshëm të zhvilluar ndonjëherë pas etheve të  Covid, mund të rezultojë “Hirushja” e këtij eventi. Pas traumës së përjetuar kur shoku i tyre Eriksen u shemb në fushën e blertë si pasojë e një ataku zemre, ekipi danez po rritet dukshëm duke luajtur me “zemër”, një futboll të bukur sulmues e rezultativ.

A do mundet përfaqësuesja e sotme daneze të përsërisë suksesin e bashkëatdhetarëve të tyre të vitit 1992, kur Danimarka e quajtur “Hirushja” e atij europiani, mundi që në fund të ngrejë kupën?

Thonë që mrekullitë ndodhin vetëm një herë, por asnjëhërë nuk i dihet. Historia mund të përsëritet. Në vitin 1992 ekipi përfaqësues i Danimarkës nuk u kualifikua në ndeshjet eleminatore duke u renditur i dyti pas ish Republikës së Jugosllavisë. Pas embargos që iu vendos Jugosllavisë së Milloshevicit, reagoi edhe UEFA duke e perjashtuar Jugosllavinë në prag të Kampionatit Europian që u zhvillua në Suedi. Fati i buzëqeshi Danimarkës.

E ndërsa ekipet e tjera pjesëmarse si Italia,Gjermania, Franca e Hollanda ishin mirëpërgatitur për këtë event, ekipi danez u mblodh me urgjencë nga plazhet pasi lojtarët e përfaqësueses përfshirë edhe trainierin  Richard Nielsen ishin duke shijuar pushimet. I quajtur si ekipi “dyshek” apo “Hirushe” që erdhi në europian nga fati, lojtarët danez nuk kishin ndonjë objektiv. Ata më shumë luanin për t’u argëtuar pa u merakakosur për rezultatin.

 Kaluan grupin duke mposhtur 2-1 Francën, ndërsa në gjysëm finale mposhtën me penallti Hollandën,  duke lënë pas krahëve humbjen e kombëtares më të mirë daneze të Lerby dhe Elkjaer, që u mposhtën me penallti nga Spanja në Euro 1982. Në finale danezët shtrinë në tapet me dy gola të Jensen e Vilfort, Gjermaninë e madhe të Klismanit dhe Efenbergut.

Pas trofeut të ngritur nga danezët që edhe vetë Nostradamos nuk do mund ta parashikonte, Margrethe II dhe Princi Henrik ofruan birrë falas në të gjitha tavernat e mbretërisë daneze. A do të përsërisin sot Dolberg e Christensen suksesin e përfaqësueses të vitit 1992? Mes dy kombëtareve ka një lidhje të fortë. Peter Schmeichel portieri ikonë i trofeut të fituar në Euro 1992, sot “është” sërisht në portë më djalin e tij Kasper Schmeichel. Por mbi të gjitha është karakteri i fortë i këtyre djemve. Është kapiteni Kjaer, një lider që në fushë vendos zemrën. Klasi i Christensenit dhe skemat e trainierit Hjulmand. Ekipi danez ka kompaktësi duke harmonizuar lojën në të gjitha repartet: nga mbrojtja, mesfusha e sulmi.

Danezët jo më kot janë populli më i lumtur në botë. Ata dinë ta jetojnë jetën bukur. Si njerzit me sensin më altruist në botë, edhe futbolli përjetohet prej tyre si argëtim. Edhe pse nga specialistët e futbollit mundësitë që Danimarka të shpallet kampione e europianit 2020 (me një vit vonesë) janë të pakta, parashikoj (edhe pse nuk jam specialist futbolli),  që trofeun e këtij europiani ta ngrejë përfaqësuesja daneze. Kësaj here për shkak të pandemisë Princi  Kurorës Henrik nuk mund të ofrojë birrë falas, por ndoshta një super “vaksinë”!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 29 Qershor 2021, 16:40

Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë his...

Editorial 24 Qershor 2021, 11:52

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave ...

Editorial 22 Qershor 2021, 09:48

Mesazhi pas sulmit ndaj Dritan Lelit

Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mand...

Editorial 22 Qershor 2021, 07:45

Fiskalizimi, mirë apo keq?

Nga janari 2021, ekonomia jonë hyri në një proces të ri, në implementimin e përdorimit të faturës fiskale.Deri më sot, situata nuk ka qenë aq shumë problematike...

Editorial 21 Qershor 2021, 18:22

Futbolli – dritarja ku pamë botën

Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Ma...