Editorial

Bullgaria “mbylli derën” e BE për Shkupin dhe Tiranën, Varhelyi: Do punojmë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër

22 Qershor 2021, 20:43 Nga DOSJA
Bullgaria “mbylli derën” e BE për Shkupin dhe

TIRANË– Komisioneri i Jashtëm për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi ministrat e Jashtëm të BE nuk ranë dakord për një datë për konferencën ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një statusi në Facebook, ai shprehet se do të vazhdojë të punojë që në vitin 2021, të sigurohet një datë. Po ashtu, ai shton se si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

Në takimin e sotëm, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial olivér várhelyi olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Editorial 22 Qershor 2021, 09:48

Mesazhi pas sulmit ndaj Dritan Lelit

Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mand...

Editorial 22 Qershor 2021, 07:45

Fiskalizimi, mirë apo keq?

Nga janari 2021, ekonomia jonë hyri në një proces të ri, në implementimin e përdorimit të faturës fiskale.Deri më sot, situata nuk ka qenë aq shumë problematike...

Editorial 21 Qershor 2021, 18:22

Futbolli – dritarja ku pamë botën

Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Ma...

Editorial 14 Qershor 2021, 09:55

Një brez në ikje që lufton me kohën

Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vj...

Editorial 10 Qershor 2021, 06:17

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi...