Aktualitet

E RËNDË! Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, zbulohet edhe magazina me ‘bomba’, 4 të plagosur, mes t

4 Korrik 2021, 05:38 Nga DOSJA
E RËNDË! Shpërthen bombola e gazit në një hotel në

VELIPOJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ku ka shpërthyer një bombolë gazi në një hotel në këtë zonë. Shpërthimi ndodhi në orën 06:30 dhe për pasojë janë plagosur 4 të rinj, nëna dhe 3 fëmijët. Të plagosur kanë mbetur: Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna). Ata janë plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa një nga infermieret që po merret me trajtimin e tyre, tha se nëna dhe 3 fëmijët kanë marrë djegie në masën 90% të trupit të tyre. Ata janë transportuar për në Tiranë ku do të marrin një ndihmë më të specializuar. 

Ndërkohë që pas shpërthimit në hotel është zbuluar një magazinë në pjesën e pasme ku janë gjetur 5 bombola të tjera fatmirësisht pa shpërthyer. Në magazinë është gjetur edhe një cisternë gazi. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithçka brenda është shkrumbuar nga flakët. 

Të afërmit e familjes Gjoka kanë thënë se nëna me tri fëmijët ka shkuar në hotel për të pastruar para ardhjes së turistëve. Shkak sipas tyre është bërë ndezja e bombolës për të bërë një kafe para nisjes së punës, ndërsa për fat të mirë nuk ka patur pushuesë.

(f.g/kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alketa gjoka danjela gjoka enriko gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel alketa gjoka danjela gjoka enriko gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll