Bota

Enver Hoxhaj hoqi dorë! Partia Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin e ri Memli Krasniqin: Besnimin qe më dhatë do t’ua s

3 Korrik 2021, 06:04 Nga DOSJA
Enver Hoxhaj hoqi dorë! Partia Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin

KOSOVË– Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konventën e dhjetë me radhë, ku është zgjedhur kryetari i ri i kësaj partie Memli Krasniqi.

Konventa nisi në orën 09:30 dhe përfundoi rreth orës 13:30. Në konventë morën pjesë 794 delegatë të cilët votuan për zgjedhjen e Memli Krasniqit si kryetar. Kundër votuan vetëm 7 delegatë, por duke qënë se Krasniqi mori shumicat e votave, zgjidhet si kryetari më i ri i PDK-së.

Memli Krasniqi në fjalën e tij si kryetari i PDK-së, falenderoi të gjithë delegatët që e votuan si dhe u shpreh se besimin që i dhanë do t’ua shpërblejë me punë të pandalëshme.

Ndërkohë që para fillimit të Konventës, ish-kryetari i PDK-së Evner Hoxhaj u shpreh se të gjithë si kryesi ata do ta mbështesin kryetarin e ri. Hoxhaj gjatë fjalës së tij përmendi edhe ish-kryetarët e PDK-së Hashim Thaçin si dhe Kadri Veselin, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Hoxhaj u shpreh se Veseli dhe Thaçi do të kthehen në Kosovë faqebardhë.   

(I.A:a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni enver hoxhaj memli krasniqi partia demokratike e kosoves zgjedhjet brenda pdk enver hoxhaj memli krasniqi partia demokratike e kosoves zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll