Aktualitet

Lëshojnë sinjalin SOS! Nisen nga Karaburuni, por gomones i prishen dy motorët, TRE turistë mbeten në mes të detit! Shpëto

3 Korrik 2021, 07:21 Nga DOSJA
Lëshojnë sinjalin SOS! Nisen nga Karaburuni, por gomones i prishen dy

VLORË– Tre të rinj janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga roja bregdetare e qytetit të Vlorës, pasi kishin mbetur në det në afërsi të Gjirit të Gramës, ku kishin dalë për turizëm.

Turistët kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motora dhe ishin nisur për të shkuar në Himarë. Të rinjtë kanë dalë rreth orës 18:00 dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt dy motorrat.

Në ato momente, ata lajmëruan rojet bregdetare të cilat u nisën dy nga Sazani dhe dy nga Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në mes të detit.

Pas operacionit, rojet bregdetare kanë lidhur skafin e të rinjve, dhe kanë mundur që ti nxjerrin në breg të detit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Fatmirësisht, të tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shpetohen tre turiste ne vlore shpetohen tre turiste ne vlore

Sondazh

Poll