Aktualitet

Të armatosur ‘deri në dhëmbë’! Vend-takimi i tyre ishte fshati Vishnje, 30-vjeçari i merrte armët dy ‘kolegëve’,

3 Korrik 2021, 06:55 Nga DOSJA
Të armatosur ‘deri në dhëmbë’! Vend-takimi i

TIRANË– Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Armatimi” ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Indrit Dumit, Mario Çelmetës dhe Fabion Dumit. Tre të rinjtë të cilët banojnë në Tiranë merreshin me shitjen e armëve të zjarrit

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” të Fabion Dumit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular.

Skema e tyre funksiononte në këtë mënyrë: Indrit Dumi i priste 2 miqtë e tij në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet. Më pas, Dumi merret armët dhe bënte të mundur shpërndarjen e tyre në persona të cilët ishin të interesuar.

Policia po vazhdon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Armatimi”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje. Vihen në pranga 3 persona që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Armatimi” në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: I. D., 30 vjeç, M. Ç., 30 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 3 shtetas merreshin me shitjen e armëve të zjarrit. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në fshatin Vishnje, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin F. D. dhe pasagjer shtetasin M. Ç., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: • 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti. Shtetasi I. D. i priste 2 shtetasit e tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane fabion dumi indrit dumi mario celemeta arrestim ne tirane fabion dumi indrit dumi mario celemeta

Sondazh

Poll