Aktualitet

Aksident i pesëfishtë në Durrës! Mjetet bllokojnë rrugën e Currilave, njëra përfundon pranë lokalit, një vajzë mbetet

3 Korrik 2021, 06:51 Nga DOSJA
Aksident i pesëfishtë në Durrës! Mjetet bllokojnë

DURRËS -Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në orën 5:00 në qytetin e Durrësit pranë Currilave.

Pesë automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa një vajzë e re sipas dëshmitarëve ka mbetur e plagosur. ‘Balkanweb’ ka siguruar pamjet e aksidentit, aty ku shihet që makinat ndodhen në rrugë. Ato kanë marrë dëmtime të shumta, një prej tyre shihet që ka përfunduar pranë një lokali.

Vajza e plagosur është transportuar me ambulancë në spital. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksident në durrës

Sondazh

Poll