Bota

Shembja e ndërtesës në Miami, numri i të vdekurve shkon në 20, rreth 128  persona janë të humbur, zjarrëfikësi gjatë

2 Korrik 2021, 20:56 Nga DOSJA
Shembja e ndërtesës në Miami, numri i të vdekurve shkon

SHBA- Numri i personave që kanë humbur jetën nga shembja e ndërtesës 12 katëshe më Miami ka shkuar në 20, ndërsa numri i personave që nuk janë gjetur ende ka shkuar në 128 persona. The Guardian shkruan se kryebashkiakja e Miamit, Daniella Levine Cava, tha se misioni i shpëtimit sa po vjen dhe po vështirësohet për shkak të ditëve të shumta që puntorët po gërmojnë në rrënojat e ndërtesës.

Është e vetëkuptueshme që çdo natë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë dhe veçanërisht familjet që janë prekur. Por nata e kaluar ishtendryshe. Ishte vërtet ndryshe dhe më e vështira. Këta burra dhe gra po paguajnë një taksë të madhe njerëzore çdo ditë, dhe unë kërkoj që të gjithë ju lutemi t’i mbani të gjithë në mendimet dhe lutjet tuaja,” tha ajo.

Ndërkohë që një ngjarje vërtet e dhimbshme në Miami ndodhi ditën e sotme ku një zjarrfikës, i cili po punonte për të gjetur njerëzit nën rrënojat ndërtesës, në të cilën kishte edhe familjen e tij gjeti trupin e pajetë të vajzës së tij 7-vjeçare.  

Ndërtesa u shemb në mbrëmjen e 23 qershorit, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e shembjes së ndërtesës. Fillimisht u lajmërua vetëm për një viktimë më pas numri u rrit pasi ekipet e kërkimit gjetën persona të tjerë pa jetë nën rrënoja. Ndërtesa e Champlain Towers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën të enjten duke lënë pas një grumbull të madh rrënojash.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daniella levine cava shembet ndertesa ne miami daniella levine cava shembet ndertesa ne miami

Sondazh

Poll