Bota

Historia e vajzës shqiptare që mbaroi për financë dhe sot punon si shofere autobusi në Zvicër

2 Korrik 2021, 08:25 Nga DOSJA
Historia e vajzës shqiptare që mbaroi për financë dhe sot

ZVICËR– Teuta Helshani, është shqiptarja nga Kosova që ka thyer barrierat dhe steriotipet gjinore, për të përmbushur dëshirën dhe pasionin e saj. Vajza nga Ferizaj i është bashkuar shumë shqiptarëve të tjerë që kanë shkuar në emigrim dhe kanë bërë punë nga më të ndryshmet, disa për pasion e disa për të siguruar jetesën.

Mirëpo rrallë gjejmë një vajzë të re që të punojë si shofere autobusi, kjo është Teuta Helshani e cila drejton mjetin e transportit përreth qendrës së St.Gallen-it. Teuta ka lindur dhe është rritur në qytetin e Ferizajit, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, për të vazhduar më pas edhe studimet në Universitetin e Prishtinës.

“Jam lindur në Ferizaj në vitin 1990, kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme po në të njëjtin qytet, për të vazhduar pastaj me studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik, Departamenti “Banka, Financa dhe Kontabilitet”, tregon ajo.

“Pas përfundimit të studimeve nuk pata fatin që profesionin tim ta ushtroj në vendlindjen time. Pas kurorëzimit të dashurisë me martesë në vitin 2013, unë vazhdova jetën pranë bashkëshortit tim në Zvicër”, shprehet ajo për mediat kosovare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora shqiptarja punon si shofere ne zvicer tetua helshani shqiptarja punon si shofere ne zvicer tetua helshani

Sondazh

Poll