Aktualitet

Lista të hapura 100% në zgjedhjet e ardhshme? Ylli Manjani: Mos u nxitoni, të shohim zbardhjen e vendimit të Kushtetueses, h

1 Korrik 2021, 18:26 Nga DOSJA
Lista të hapura 100% në zgjedhjet e ardhshme? Ylli Manjani: Mos u

TIRANË– Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor që një ditë më parë u komentuar dhe si hapje e 100% të listave një ditë më parë.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se ky nen ka dhe tre paragrafë të tjerë dhe heqja e pikës tre nuk i hap listat, por i mbyll ato krejtësisht.

Ndër të tjera, Manjani shton se edhe për faktin nëse ky vendim ka fuqi prapavepruese apo në zgjedhjet e 25 prillit, do të kuptohet vetëm kur të të zbardhet plotësisht. Sipas ish-ministrit, duhet bërë kujdes me mënyrën se si e lexojmë një vendim gjykate, nëse nisemi vetëm nga dispozitivi.

Postimi i plotë:

Në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen e vendimit ende të paarsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për nenin 163.3 të kodit Zgjedhor. Nuk është profesionalisht korrekt të komentohet një vendim ende i pa arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese. Gabimi në koment mund të jetë shumë i madh nëse nisemi thjesht nga dispozitivi i vendimit. Deri tani dimë se Gjykata ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor. Por ai nen ka eehe 3 paragrafë të tjerë që nëse lexohen pa pikën 3, del që listat nuk janë të hapura 100%, siç nxitojnë komentuesit publike.

Përkundrazi heqja e pikës 3, I MBYLL listat me 100%. Ja pra një gabim që bëhet nga leximi i cunguar. Gabimi i dytë i madh është tendenca për ta zbatuar këtë vendim mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Është gabim ky arsyetim sepse ne nede nuk e dimë vullnetin e Gjykatës për ti dhënë apo jo fuqi prapavepruese vendimit të saj. Zakonisht vendimet e Gjykatës nuk kanë fuqi prapavepruese. Ndaj të mos nxitohemi. Të presim zbardhjen e atij vendimi. Përndryshe gabimet janë të pashmangshme. Janë gabine që keqorientojnë opinionin publik, për fat të keq.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e partisë ‘Bindja Demokratike’ dhe të partisë ‘Lëvizja Demokratike Shqiptare’ duke shfuqizuar kështu pikën 3 të nenit  163 të Kodit Zgjedhor, që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ylli manjani gjykata kushtetuese ylli manjani

Sondazh

Poll