Aktualitet

Hapja e kufijve me Greqinë, MEPJ publikon rregullat për udhëtarët: Duhet çertifikatë vaksinimi, rapid test, PCR ose vërte

1 Korrik 2021, 18:21 Nga DOSJA
Hapja e kufijve me Greqinë, MEPJ publikon rregullat për

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se nga data 1 korrik pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë do të jenë të hapura për 24 orë. Në një postim në Facebook, MEPJ shkruan se në pikën kufitare të Qafbotës kalimi do të jetë i limituar deri në datën 7 korrik. 

Për personat që duan të kalojnë në shtetin fqinj, duhet që të ketë me vete PCR, test Covidi, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që e keni kaluar Covid-19 në 9 muajt e kaluar. Kalimi në kufi është hapur për të gjithë kategoritë e personave, ndërkohë që numri i njerëzve që do të lejohen të kalojnë janë në Kapshticë 400 persona, Kakavijë 1500 persona dhe Qafbotë 250 persona.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1️⃣ korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7️⃣ korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet:
✅PLF
✅PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë ?:
• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
• Qafbotë: 250 vetë (? 08:00 me 16:00)
• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kalimi ne kufi mepj kalimi ne kufi mepj

Sondazh

Poll