Politike

‘Rama dhe Basha, dy fëmijë të përkëdhelur, të rritur në komunizëm’, Ndocaj: Kanë shkatërruar Shqipërinë

27 Maj 2019, 16:51 Nga DOSJA
‘Rama dhe Basha, dy fëmijë të përkëdhelur,

TIRANË– Kandidati për Bashkinë e Lezhës Eduart Ndocaj i ftuar në FaxNews ka folur lidhur me krizën politike në vend.

I pyetur lidhur me letrat që kryeministrit Edi Rama i dërgon kreut të PD-së, Lulzim Bashës, Ndocaj i konsideroi të dy fëmijë të llastuar.

“Këta luajë teatër, janë dy fëmijë të llastuar, fëmijë blloku të rritur në komunizëm. Dua të them që mes tyre ka pasur gjithmonë marrëveshje në momentin kur kjo qeveri ka dalë jashtë funksionit. Nuk munden dy individ të tillë që të bëjnë marrëveshje për fatet e kombit. Unë mendoj se zgjedhjet do të ketë vetëm votime dhe jo zgjedhje. Ata duhet të jenë kundër kundër kësaj rilindje të rrezikshme.”

Ndërkohë kandidati për Bashkinë e Lezhës nuk la pa komentuar edhe aksionin e ndërmarrë nga opozita për djegien e mandateve dhe protestat kombëtare.

“Unë aksionin e kam mbështetur gjithmonë, por jo protestën që të heqim Ramën dhe të vendosim Bashën. Këta e kanë shkatërruar njëri pas tjetrit Shqipërinë.  Ky zotëria nuk është i zoti të bind as 5 % në Tiranë dhe i mbledh qytetarët nga rrethet në Tiranë. Nga demokratët kanë kërcënime të gjithë punonjësit e Bashkive. Qytetarët nuk besojnë më sepse udhëheqësit e kësaj proteste janë të inkriminuar, për vjedhje flori banke, rastin e Gërdecit, vrasja e 21 janarit dhe shumë e shumë veprime të tjera anti-kushtetuese.”

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni opozitar eduart ndocaj letrat e rames per bashen lezhe aksioni opozitar eduart ndocaj letrat e rames per bashen lezhe

Sondazh

Poll