Politike

27 Maj 2019, 19:34 Nga DOSJA

HAS- Dy ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Hasi i Krumës foli për një bashkim të mundshëm Kosovë-Shqipëri.

Teksa u dekorua me titullin “Qytetar nderi”, presidenti Thaçi tha se po krijohen rrethanat e reja, të cilat sipas tij, ofrojnë bashkimin kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar. Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri’, tha zoti Thaçi.

Ndërkohë ditën e sotme në  një fjalim në njëzetvjetorin e operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik, Thaçi e ka çuar akoma më tej këtë ide. Ai tha se zgjidhja më e mirë është që Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të dalin me deklarata për të jetuar në një shtet të përbashkët, pa kufij.

“Po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij”, tha Thaçi.

Sipas tij, ku bashkim mund të bëhet nën “ombrellën e Bashkimit Evropian” apo të bashkimit “nën ombrellën shqiptare” të dy vendeve në një territor të vetëm. Sipas tij, është më e lehtë të realizohet kjo ëndërr, pra që të ketë një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri, sesa c’ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkimi i kosoves me shqiperine bashkimi kombetar hashim thaci korrigjimi i kufijve te kosoves bashkimi i kosoves me shqiperine bashkimi kombetar hashim thaci korrigjimi i kufijve te kosoves

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2019, 18:47

HAS- Dy ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Hasi i Krumës foli për një bashkim të mundshëm Kosovë-Shqipëri.Teksa u dekorua me titullin “...