Art&Argëtim

Dua Lipa flet Kosovën: Më kujtohet gëzimi i familjes kur fituam pavarsinë, dua të bëj më shumë për vendin tim

1 Korrik 2021, 09:13 Nga DOSJA
Dua Lipa flet Kosovën: Më kujtohet gëzimi i familjes kur fituam

SHBA-Këngëtarja shqipëtare më famë botërore Dua Lipa, ka rrëfyer historinë e jetës së saj mes Kosovës dhe Londrës me anë të një interviste që ajo ka dhënë për ‘Vanity Fair’ ku ka treguar se pavarësisht se u zhvendos në Britani, familja e rriti me kulturën shqiptare.

Ajo ka rrëfyer se prindërit e saj nuk i kanë folur shumë për luftën e Kosovës pasi nuk donin ta mërzisnin atë por pasi u kthye në Prishtinë përsëri në moshën 11-vjeçare ajo filloi ta kuptonte mirë situatën.

Ylli ndërkombëtar tregon se jeta në Prishtinë nuk ishte e lehtë. Dua kishte probleme me gjuhën, nuk ishte mirë në shkollë, por nga ana tjetër, nisi të mësonte më shumë për Kosovën dhe luftën. Po ashtu ajo u njoh me përvojat e dhimbshme jetësore të shumë miqve që kishin humbur familjarët apo ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës.

Dua thotë se kjo e nxiti të përdorte fuqinë e imazhit si yll popi, për të thënë fjalën e saj mbi këtë çështje. Dua ishte 12 vjeç kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008. Por përsëri, ajo ndjente një tërheqje të brendshme për tu kthyer Londër. Disa vjet më vonë, i bindi prindërit që të zhvendosej vetëm në Londër dhe të jetonte më një mik të familjes që po studionte atje.

“Gjithçka ishte shqiptare në shtëpi. Unë kisha aq shumë familjarë në Kosovë, por për shkak të situatës nuk isha në gjendje të kthehesha atje. Nuk i kisha takuar kurrë familjarët e mi. Kjo vjen kryesisht për shkak të rrënjëve të mia në Kosovë dhe pasi kam dashur të mbaj një qëndrim mbi këtë. Gjërat kanë buruar nga një përvojë personale. Teksa profili im po rritet, veçanërisht në internet, ndjej sikur kam nevojë ta përdor atë për të bërë diçka më të mirë sesa thjesht, e dini, të postoj fotografi të lezetshme ose çfarëdo gjëje tjetër. Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve, familjes time dhe të të gjithëve”, tha ajo. Ndihem sikur jeta ime do të jetë gjithmonë midis dy vendeve”, tha Dua.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll