Art&Argëtim

Kërkesa e Britney Spears hidhet poshtë nga Gjykata, dështojnë përpjekjet për të hequr babain nga kujdestaria

1 Korrik 2021, 08:30 Nga DOSJA
Kërkesa e Britney Spears hidhet poshtë nga Gjykata,

SHBA– Gjykata Supreme e Los Angelesit ka rrëzuar kërkesën e këngëtares Britney Spears, duke nënshkruar një vendim të ri, i cili i jep vazhdimësinë e kontrollit mbi jetën dhe pasurinë e saj, babait të saj, Jamie Spears.

Vendimi u mor nga gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, ndërsa mbështetësit e lëvizjes “Free Britney”, pritet që shumë shpejt të firmosin një peticion për lirimin e saj nga kujdestaria. 

Ylli amerikan ka shokuar miliona njerëz në mbarë botën pas rrëfimit tronditës në gjykatë, se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears. Spears tha se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Këngëtarja e përshkroi kujdestarinë nga babai si “skllavëri”, ndërsa shtoi se ka pirë litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar me persona të tjerë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears gjyqi i dyte i britney spears kujdestaria e britney spears britney spears gjyqi i dyte i britney spears kujdestaria e britney spears

Sondazh

Poll