Art&Argëtim

Moderatorja italiane merr vendimin e vështirë, Alessia Marcuzzi largohet nga “Mediaset” pas 25-vitesh

30 Qershor 2021, 19:59 Nga DOSJA
Moderatorja italiane merr vendimin e vështirë, Alessia Marcuzzi

ITALI- Moderatorja italiane Alessia Marcuzzi ka vendosur së fundmi të largohet nga televizioni.

Lajmin për largimin nga “Mediaset” e ka bërë të ditur vetë moderatorja me anë të një postimi në Instagram, duke preferuar që ndjekësit ta mësojnë të vërtetë nga ajo dhe jo nga mediat.  Alessia ka treguar se të merrej ky vendim pas 25-vitesh në televizion ka qenë i vështirë dhe i dhimbshëm.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua të jem unë ajo që e tregon të vërtetën, para se ta lexoni nëpër media. Pas 25 vitesh në Mediaset vendosa të marr pak kohë sepse nuk mund ta imagjinoj më veten duke dhënë programet që më kanë propozuar. Nuk do e fsheh këtë fakt nga ju, por ua kam komunikuar drejtuesve vendimin tim, me mirënjohjen dhe falenderimin për besimin që më dhanë. Karriera ime nisi këtu me (Colpo di Fulmine, Fuego, Festivalbar, Mai dire gol, Le Iene, Grande Fratello, L’Isola dei Famosi, Temptation Island), ndaj dua t’i falenderoj për mundësinë që më dhanë të rritem profesionalisht. Besoj se pandemia bashkë me të këqijat që solli na dha mundësinë të shohim brenda vetes dhe të kuptojmë kush jemi dhe çfarë duam të bëhemi. Unë po e bëj këtë gjë dhe shpresoj që mos ju zhgënjej me këtë që jam,“-ka njoftuar Marcuzzi.

 

 

A post shared by Alessia Marcuzzi (@alessiamarcuzzi)

Alessia Marcuzzi filloi të punojë në “Mediaset” nga nëntori 1995 e deri në ditët e sotme.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alessia marcuzzi alessia marcuzzi

Sondazh

Poll