Aktualitet

Zjarr në Lezhë, përfshihet nga flakët një kabinë elektrike, disa lagje mbeten pa energji elektrike

29 Qershor 2021, 20:55 Nga DOSJA
Zjarr në Lezhë, përfshihet nga flakët një kabinë

LEZHË– Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në kabinën në lagjen “Nënë Tereza”. Për këtë arsye, disa lagje të qytetit të Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike.

Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të vënë flakët nën kontroll.  Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndije elektrike.

Nuk dihet ende kur do të stabilizohet situata.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet kabina elektrike e lezhe zjarr ne lezhe digjet kabina elektrike e lezhe zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll