Politike

Ish-ministrat e Ramës në qeverinë Basha? Humori i zi me makthet e Ramës (VIDEO)

27 Maj 2019, 14:35 Nga DOSJA
Ish-ministrat e Ramës në qeverinë Basha? Humori i zi me makthet e

Mbrëmjen e djeshme, në episodin e radhës në “Portokalli”, një nga skeçet e prezantuara ishte edhe një situatë në dukje surreale.

4 ish-ministra të qeverisë Rama, u shfaqën në krah të personazhit Basha, ku pakënaqësia nga Rama i ka bërë të shkojnë tek Basha.

Po sikur e gjitha të mos jetë thjesht humor?

Marrëdhëniet e Ramës me ish-ministrat e tij, nuk janë ato që ishin kur ai i besoi në krye të detyrës.

Ditmir Bushati, ka dalë hapur disa herë kundër qeverisë dhe kryeministrit për disa nisma, ku spikat fjalimi në kuvend dhe ai në Shkodër për transferimin e DAR.

Niko Peleshi, doli kundër qeverisë për çështjen e integrimit të vendit, dhe tha se sytë me të cilët na sheh Europa, nuk janë ato me të cilat “i sheh politika”.

Arben Ahmetaj, i posashkarkuar nga detyra, është fotografuar në kujtesën e publikut me dosjen që flaku tej, kur u largua nga Ministria.

E po e njëjta pakënaqësi është edhe për Gjiknurin.

Këta eksponentë të lartë të PS, bashkë me të tjerë emra të fortë, përflitet se janë kundër Kryeministrit, dhe nëpër korridore dhe tavolina e artikulojnë hapur se më mirë do të ishte nëse kryeministri do të jepte dorëheqjen.

Lufta brenda llojit është më e ashpër se ajo me kampin përballë, dhe kryeministri e di këtë.

Javët e ardhshme do të jenë gjithë sy e veshë për të gjithë admiruesit e politikës, për të parë nëse ndryshimi i pozicioneve nuk do të jetë vetëm “humor i zi”.

Ndërsa ish-ministrat janë filluar të përgatiten për përiudhen post-Rama në PS, kryeministri, i njohur me këto fakte, po i shikon ata si një rrezik më të madh se opozita.

Me këtë kërcënim të heshtur është ndërtuar skenari i numrit të Portokallisë, që duket sikur ka vënë në skenë makthet e mundshme të një njeriu të “tradhëtuar’, nga të vetët. Katër ministrat, tashmë të rehabilituar, por me kryeministër tjetër, pikërisht kundërshtarin e tij, Lulzim Basha.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike qeveria rama sherr ne ps qeveria rama sherr ne ps

Sondazh

Poll