Politike

Zgjedhjet në PE, Basha: Beteja jonë për një Shqipëri si Europa, PPE, forcë e parë

27 Maj 2019, 15:00 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PE, Basha: Beteja jonë për një Shqipëri si

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar zgjedhjet për Parlamentin Europian. Basha thotë se këto zgjedhje konfirmuan vlerën e votës në demokraci, dhe shton se edhe beteja e PD bëhet për këtë gjë.

Basha shkruan:

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.  Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #2qershor. 

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet parlamentare Europiane. Në Francë, Britani e Madhe dhe Austri, partitë nacionaliste madje u rritën së bashku me rivalët e tyre pro-BE-së. Megjithatë grupimet pro-evropiane Partitë Popullore (PPE), Socialdemokratët (S&D), Liberalët (ALDE) dhe Ekologjistët (GREENS) kanë bllokun dominant në PE me 70% të votës. Ndërsa ekstremi i djathtë & populistët nuk kapin dot as 1/4 e vendeve duke mos pasur mundësi që të imponohen me votat e tyre.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet per parlamentin europian lulzim basha zgjedhjet per parlamentin europian

Sondazh

Poll