Politike

Letra e gjashtë e Ramës, i përgjigjet Gazment Bardhi: Asnjë hap pas, s’tallesh dot me qytetarët

27 Maj 2019, 14:01 Nga DOSJA
Letra e gjashtë e Ramës, i përgjigjet Gazment Bardhi: Asnjë

TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur letrës së gjashtë publike të kryeministrit Edi Rama me anë të reagimit të Gazment Bardhit, sekretarit për Cështjet Ligjore në këtë parti.

Bardhi tregon në reagimin e tij, një protestues i cili ishte i zemëruar tek parlamenti dhe donte të merrte hak për letrat e Ramës, dhe për faktin se qeveria e kishte lenë pa bukë.

Bardhi shkon më tej, kur thotë se Rama në vend që të   shkruajë letra luftënxitëse, duhet të të kuptojë se nuk mund të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar.

Reagimi i plotë:

Këto ditë kam lexuar me qindra komente për letrat hipokrite dhe hilacake të Edi Ramës, por efektin e vërtetë të tyre e kuptova gjatë protestës se fundit.

Në momentin kur përpiqesha të ndaloja qytetarë të zemëruar tek Parlamenti, njëri prej tyre, rreth 50 vjeç, i revoltuar nga ndërhyrja ime, më tha: “Pse ma heq të drejtën të marr hak? Edi Rama me ka lënë fëmijët pa bukë. Tani tallet me mua me ato letrat në facebook”.

Episodi i babait që lufton për mbijetesë në regjimin e panjerëzishëm të Edi Ramës, m’u kujtua tani, kur lexova letrën e gjashtë (shpresoj të fundit), në të cilën ai vazhdonte të tallej, të fyente dhe të provokonte me mijëra e mijëra protestues.

Duke injoruar shkaqet reale te krizës dhe problemet reale të qytetarëve, duke i fyer ata sa herë që ka mundësi, duke mos patur ndjeshmërinë më të vogël për mijëra prindër që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët, duke u hakmarrë politikisht dhe duke dërguar tatimet në bizneset e qytetarëve që dalin në protestë, duke mos hequr dorë nga kërcënimi për prishjen e shtëpive që pengojnë planet e tij korruptive, Edi Rama nuk bën asgjë tjetër me letrat e tij, veçse nxit dhunë dhe provokon qytetarët që u ka shkuar thika e pushtetit të tij në palcë.

Në vend që të shkruajë letra luftënxitëse, që me hipokrizi i quan “ftesa për dialog”, Edi Rama bën mirë të kuptojë se ai është i pafuqishëm të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar.

Kauza jonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa, është kauza më e drejtë për të cilën shqiptarët kanë luftuar këto 29 vite, që pas rrëzimit të diktaturës. Vetem një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, është garanci për mireqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë.

#Asnjëhappas
#2qershor2019
#Ramaik

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i ka dërguar letrën e gjashtë publike Kryetarit të PD, Lulzim Basha. Rama rendit 5 pika në letër, pse sipas tij, PD po shkon drejt rrënimit dhe e vetmja rrugë është dialogu, pa kushte, por në afatin e fundit, që është mbyllja e kësaj jave.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi letrat e rames per bashen edi rama gazmend bardhi letrat e rames per bashen

Sondazh

Poll