Editorial

“Jam penduar, do e dua gjithmonë Caroline”/ Piloti tregon pse përqafoi vjehrrën, mbetet pafjalë kur i përmendin vajzën

20 Qershor 2021, 16:25 Nga DOSJA
“Jam penduar, do e dua gjithmonë Caroline”/ Piloti tregon pse

ATHINË“Do të doja të kthehesha pas në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos shkatërroja jetën tonë, të Caroline, të voglës dhe timen,“-kështu tha Babis Anagnostopoulos pasi vrau bashkëshorten 20-vjeçare. Protothema ka publikuar një tjetër pjesë së dëshmisë së tij, duke mbetur pa fjalë kur i përmendën të bijën.

I pyetur se çfarë mendon se do të ndodhë kur vajza e tij të zbulojë se çfarë ka ndodhur, ai shmangu përgjigjen duke u shprehur: S’kam si të përgjigjem. Në fund, ai sqaroi edhe shkakun e përqafimit të fundit me nënën e Caroline, para se të arrestohej. 

“Unë e përqafova sepse u pendova. Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time dhe gjithmonë do ta dua Caroline,“-tha ai. 

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Editorial 14 Qershor 2021, 09:55

Një brez në ikje që lufton me kohën

Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vj...

Editorial 10 Qershor 2021, 06:17

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi...