Aktualitet

POSTERAT që kërkojnë drejtësi për familjen Gushi: Më rriti nëna me bukë e kripë, erdhi Audi më vrau pa mëshirë. Kurr

29 Qershor 2021, 19:57 Nga DOSJA
POSTERAT që kërkojnë drejtësi për familjen Gushi:

FIER– Të afërm, miq, të njohur e familjarë të familjes Gushi kanë dalë sot me postera duke kërkuar drejtësi për katër vitkimat e aksidentit tragjik që ndodhi pak ditë më parë në Vlorë.

Të veshur me të zeza, e në bluze të stampuara fotografitë e 4 anëtarëve të familjes, Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, mes lotësh, familjarët kanë ngritur postera me shprehje të ndryshme, përmes të cilëve kërkojnë drejtësi.

“Erdhëm me këngë dhe nëna na priti në vaj”; “Do doja të jetoja më shumë me motrën dhe prindërit e mi, por ti më vrave dhe kurrë s’më qave!”; “Hiqe këmbën nga gazi, mund të vdesë fëmija jot nesër!”, “Më rriti nëna me bukë e kripë erdhi audi më vrau pa mëshirë!”, shkruhet në disa prej posterave.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit të së premtes së kaluar në aksin Fier-Vlorë në vendin e njohur si “Kripa”, ku të katër anëtarët e familjes Gushi humbën jetën. Eduart, Silvana, Anasatasia dhe Eva, humbën jetën teksa ishin duke shkuar me pushime në bregdet, pasi ishin kthyer nga Greqia, ku jetonin dhe punonin prej vitesh. Ata u përplasën nga një mjet Audi A8, që drejtohej nga i riu Igli Madani. Ky i fundit është arrestuar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anastasia gushi eduart gushi eva gushi proteste per familjen gushi silvana gushi tragjedia e kripes anastasia gushi eduart gushi eva gushi proteste per familjen gushi silvana gushi tragjedia e kripes

Sondazh

Poll