Bota

Bilanci i Covid Kosovë/ Gjatë 24 orëve nuk ka patur asnjë humbje jete dhe gjashtë raste të reja me koronavirus

29 Qershor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Bilanci i Covid Kosovë/ Gjatë 24 orëve nuk ka patur asnjë

KOSOVË -Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, duke u bazuar nga dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë janë shëruar 10 qytetarë, 6 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19,

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

29 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës. Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325. Në total numri i rasteve aktive është 166.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid-19 kosove covid-19 kosove

Sondazh

Poll